
Kuvendi nderon Bashkim Finon, në tavolinën e tij vendosen lule të bardha
04 maj 2021
| 13:05
Ish-kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar e deputeti shumëvjeçar i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, sot nuk gjendet në ulësen e tij në kuvendit shqiptar. Ai ka ndërruar jetë me 29 mars 2021.
Seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit, ka nisur me një minutë heshtje për nder të ish-deputetit, Bashkim Fino i cili u nda nga jeta në 29 mars 2021, pas komplikacioneve që i shkaktoi koronavirusi.
Ndërkohë në ulësen e Finos në Kuvend janë vendosur disa lule të bardha në shenjë respekti për të ndjerin.