Rutte uron Kurtin: Holanda e mbështet Kosovën me gjithë zëmër

04 maj 2021 | 13:02

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga homologu i tij holandez, Mark Rutte.

Në letrën e tij, kryeministri Rutte e ka uruar kryeministrin Kurti për pozitën e re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrat e rëndësishme që e presin.

“Vendet tona, sikurse edhe pjesa tjetër e Evropës, janë duke u përballur me një sfidë të papërshkrueshme siç është ajo nga COVID-19”, është thënë në letrën e Rutte.

Kryeministri Rutte është shprehur i kënaqur që Bashkimi Evropian ka pasur mundësinë që t’i ndihmojë Kosovës nëpërmjet pakos ndihmuese për Ballkanin Perëndimor dhe mekanizmit “COVAX” për sigurimin e vaksinave të sigurta kundër Covid-19.

Ngjashëm i kishte dalë në ndihmë vitin e kaluar Kosovës Holanda edhe nëpërmjet donacionit bilateral për pajisje personale mbrojtëse për Qendrën e Klinikave Universitare të Kosovës.

Kryeministri Rutte e ka siguruar kryeministrin Kurti se Holanda e mbështetë Kosovën me gjithë zemër në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit.

Për këtë, ai ka thënë se Kurti ka marrë një mandat të fortë nga populli i Kosovës, që së bashku me zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore përbëjnë elementet kryesore të Kosovës drejt Evropës dhe integrimit evropian.

“Holanda është e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian, është thënë në letër urimin e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë ka gjetur kandidatin e…