Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës

09 dhjetor 2020 | 16:55

Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) do të mbajë seancë të rregullt plenare në të cilën do të mbahet një interpelancë parlamentare dhe do të shqyrtohen statutet e disa universiteteve publike.

Po ashtu, në këtë seancë pritet të zgjidhjen disa anëtarë të institucioneve të parvaruara të cilat për punën e tyre i përgjigjen Kuvendit të Kosovës.

Seancë në fjalë  pritet t’i fillojë punimet në orën 10:00

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Interpelanca me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, e nënshkruar edhe nga nëntë (9) deputetë tjerë, në lidhje me dhënien e licencave afatgjate (40vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “KELKOS ENERGY” sh.p.k për HC “Deçani” dhe HC “Belaja”,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-015 për letërnjoftim,
5. Shqyrtimi i Statutit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,
6. Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë,
7. Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë,
8. Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për vitin 2019,
10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2019,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2018,
12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2019,
13. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2018 – 2019,
14. Debat parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, sipas kërkesës së deputeteve Vlora Limani Hajnuni dhe Lirije Kajtazi, të mbështetura nga 8 deputetë tjerë,
15. Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,
16. Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit,
17. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Japonia  po harton një plan që të rrisë ritmin e…