Teknologji për të nxitur dashurinë

09 dhjetor 2020 | 16:53

Japonia  po harton një plan që të rrisë ritmin e lindjeve të saj duke financuar skema martesash  me anë të inteligjencës artificiale për të ndihmuar banorët të gjejnë dashurinë e tyre. Nga viti i ardhshëm qeveria do të japë një subvencion në mënyrë që çiftet të bëhen prindër. Vitin e kaluar numri i foshnjave të lindura në Japoni ra nën 865,000 një rekord  ky shumë i ulët.

Ky shtet që ka edhe popullsinë më të plakur po kërkon mënyra nga më të ndryshmet për të rikthyer edhe njëherë lindshmërinë në nivelet më të larta. Përdorimi i teknologjisë AI është një nga përpjekjet e saj të fundit.

Vitin e ardhshëm qeveria ka në plan që të finacojë 2 miliardë jen ose 19 milion dollarë, për të rritur normën e lindjeve. Në një vend me një histori të gjatë të mblesërive, qeveria tanimë po përdor sistemet e përputhjes së Al për të çiftuar njerëzit. Kriteret bazë janë të ardhurat, mosha dhe paraprakisht çiftet i nënshtrohen një testi për të parë nëse janë aktivë ose jo.

Media lokale thotë se financimi synon të lejojë autoritetet të shfrytëzojnë sisteme më të kushtueshme të avancuara  pa marrë parasysh faktorë si dëshirat e njerëzve nëse duan ose jo fëmijë.

Sipas raporteve të fundit popullsia e Japonisë parashikohet të bjerë në më pak se 53 milion deri në fund të shekullit. Sachiko Horiguchi, një antropolog socio-kulturor dhe mjekësor në Universitetin Temple të Japonisë, mendon se ka mënyra më të mira për qeverinë për të kapërcyer shkallën e lindjeve sesa subvencionimi.

Analistët kanë theksuar prej kohësh mungesën e mbështetjes për nënat që punojnë në Japoni, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre janë shtëpiake dhe merren me rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre. Japonia u rendit  në vendin e 121-të nga 153 vende në një raport të vitit 2019 mbi barazinë gjinore nga Forumi Ekonomik Botëror./KlanPlus/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat amerikane shkruajnë se Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden…