Biden po mendon të emërojë ambasador në Kinë ish-rivalin e tij

09 dhjetor 2020 | 16:49

Mediat amerikane shkruajnë se Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden po konsideron të emërojë ish rivalin e tij presidencial Pete Buttigieg si ambasadorin amerikan në Kinë.

Përveç diplomacisë, emri i Buteggieg ka qarkulluar edhe si kreu i Departamentit të Transportit ose i Departamentit të Tregtisë.

Buttigieg, ish-kryetari i bashkisë së South Bend, Indiana, u tërhoq nga gara presidenciale në Mars, pas një performance të papritur të fortë dhe fitores në Iowa-s.

Pas tërheqjes nga gara, ai mbështeti kandidatin Biden dhe bëri fushatë për të.

Buttigieg u bashkua me ekipin e tranzicionit të Biden në nëntor, pasi Biden fitoi zgjedhjet presidenciale kundër Presidentit Donald Trump.

Gjatë fushatës zgjedhore, Bideni ka premtuar se do të jetë me Kinën dhe ishte kritik ndaj marrëdhënies së Trump me Kinën. Tensionet e presidentit Trump me Kinën kanë qenë të mëdha dhe dhe sollën një luftë tarifore dhe tregtare mes dy superfuqive.

Bideni ka qenë kritik ndaj kësaj strategjie dhe ekspertët thonë se ai ka të ngjarë të punojë me Europën për t’i bërë presion më të madh Kinës. Mediat amerikane shkruajnë se shumë brenda Partisë Demokratike presin që Buttigieg, i cili është 38 vjeç, të kandidojë përsëri për president në të ardhmen dhe që ky post i shërben shumë për karrierën e tij politike.

Njerëz pranë administratës Biden njoftojnë se Buttigieg thuhet se donte të ishte ambasadori në Kombet e Bashkuara, por që Biden nuk e zgjodhi atë për rolin.

Pete Buttegieg është bir i një emigranti nga Malta. Ai flet tetë gjuhe të huaja dhe mësoi norvegjisht vetëm për të lexuar veprat e romancierit Erlend Loe në gjuhën origjinale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës dhe nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, nuk…