Kuvendi nesër mban seancë plenare

13 dhjetor 2017 | 13:53

Kuvendi i Republikës së Kosovës, nesër (e enjte) në orën 10:00 mbahen seancë të rregullt plenare.

Përveç pikës për deklarime jashtë rendit të ditës, dhe pyetjeve parlamentare, deputetët e Kuvendit do të shqyrtojnë Projektligjin për Ndërmarrjet Sociale, Raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016, Raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016, si dhe kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018.

Po në këtë seancë do të formohet komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb, si dhe Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një  anëtar të Bordit për Ankesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në cilësinë e kryesueses, Republika e Kosovës do të jetë…