
Kuvendi nuk e ratifikon marrëveshjen 40 milionë dollarëshe me OPEC-un
Kuvendi i Kosovës nuk i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes së nënshkruar nga ministri i Financave me Fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për marrjen e një kredie deri në 40 milionë dollarë si mbështetje buxhetore.
Fillimisht, ministri Hekuran Murati, i ka njoftuar ligjvënësit se ka nënshkruar këtë marrëveshje, teksa ka kërkuar që të miratohet.
“Marrëveshja e kredisë për financat publike kap vlerën prej 40 milionë dollarë amerikanë, dhe është në formën e mbështetjes buxhetore të drejtpërdrejt për buxhetin e Kosovës. Kjo marrëveshje vjen si vazhdimësi për marrëveshjen për politika zhvillimore që ka qenë me bankën botërore”, ka thënë Murati.
Arsyetimi për të mos e votuar këtë marrëveshje, sipas opozitës, ishte se ajo nuk ndërlidhet me ndonjë projekt kapital.