Kuvendi ratifikon disa marrëveshje financiare ndërkombëtare
Me 81 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim deputetët e Kuvendit votuar disa marrëveshje financiare ndërkombëtare.
Marrëveshjet e ratifikuara janë: marrëveshja financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2017”, ajo për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale, marrëveshja e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike, marrëveshja për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë “Projekti i rrugës me shpejtësi të lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës dhe marrëveshja e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë”.



