Kuvendi ratifikon dy marrëveshje ndërkombëtare

19 nëntor 2021 | 11:25

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar dy marrëveshje ndërkombëtare.

Për ratifikimin e amendamentit nr. 1 të marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE) kanë votuar 83 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërsa për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë Covid-19 për NVM-të kanë votuar gjithsej 83 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ratifikimi i këtyre marrëveshje është mbështetur edhe nga opozita.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në seancën…