Kuvendi ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare

08 qershor 2023 | 16:51

Kuvendi i Kosovës me 85 vota ka miratuar të enjten Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE) për programin IPA 2022.

Deputetët e Kuvendit në seancën plenare kanë miratuar edhe tri marrëveshje ndërkombëtare me Slloveninë.

Ata i  kanë dhënë dritë të gjelbër marrëveshjes me Slloveninë për zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve në çështjet penale, asaj mbi ekstradimin dhe marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.

Pozitë dhe opozitë kanë miratuar edhe Projektligjin për aderimin në marrëveshjen për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për personat e zhdukur.

Krahas kësaj, Kuvendi ka miratuar edhe Deklaratën për antisemitizmin. /KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha A po rrezikojmë futjen e veriut të…