Sovraniteti i Albin Kurtit!

08 qershor 2023 | 16:48

Shkruan: Hisen Berisha

A po rrezikojmë futjen e veriut të vendit, dhe lokalitetet e banuara me komunitet serb, nën protektorat ndërkombëtar të veçantë?

Pas deklarimit të kryeministrit se është nën presion e trysni, pyes vetën nëse kryeministri Kurti ka një presion jopolitik që ta pranojë Asociacionin në versionin e tij si “alternativë të re” në “Republikën e Tretë” të 14 shkurtit ‘21, si ditë çlirimi!?

Pyes vetën po ashtu, se mos ky presion, vjen nga lehtësuesit evropian të dialogut, e ky presion të ndërlidhet me afera të penalizueshme si korrupsioni në energjetikë e diplomaci, pastaj me vrasjet e pazbardhura, si u motivuan dhe nga kush, që tashmë janë bërë përmbajtje e raporteve vlerësuese ndërkombëtare.

Peng tjetër padyshim që janë marrëveshjet antikushtetuese që ka bërë që nga ardhja në qeverisje e deri me tani, përfshirë kumulativisht planin, aneksin, statutin e Beogradit për “Republikën autonome serbe” në veri.

Por, forma e presionit në trajtën e luftës speciale politike, mund të jetë edhe e kundërta e veprimit e bërjes me mosveprim e premtim.

Ketë dilemë e kam ngase disa emisarë dinë të zbulojnë atë që ne se duam.

Zoti Kryeministër, mos e themelo “Republikën autonome serbe” si “Zajednicë” me vetëmenaxhim apo vetëdrejtim!

Por, bëje të ditur atë që po të bëhet, e për çka po të bëhet presion kryeministër, ta dinë edhe populli çfarë presioni ke?!

Kështu mund t’i hapni rrugën një ekipi qeverisës gjithëpërfshirës që mund t’i përmbyll temat e hapura në dëm të vendit.

Dua t’i shtojë kësaj situate edhe rrezikun që tani e tutje po më brengosë, për çka edhe po i drejtohem kryeministrit, të na bëjë të ditur se a jeni i sigurt që në mënyrë graduale veriu i vendit dhe lokalitetet e banuara me komunitet serb, nuk po rrezikojnë të futet nën protektorat ndërkombëtar 100 për qind?
Kjo edhe krijon parakushte për përmbushjen e kauzës së Albin Kurtit 100 për qind, por edhe mundësinë t’i thuhet pastaj Albinit shko “thyeje qafën me shqiptarë dhe merruni me vetveten!”.

Nga ajo që po shihet si mirazh i diplomacisë ndërkombëtare ndërmjetësuese, pra po duket një shpalosje e projektit për futjen nën protektorat ndërkombëtar “de facto” të veriut dhe lokaliteteve serbe, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ky është sovraniteti Albin Kurtit!

Kurse pasojat tjera vijnë pastaj, nëse nuk vepron spektri politik dhe opozita bashkë me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, me theks Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta ndalin këtë rrezik që po kërcënon integritetin e sovranitetin politik të vendit, duke e ndalur ketë qeverisje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Domatet e importuara nga Shqipëria kanë rezultuar brenda parametrave të…