Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme për përjashtimin e Kosovës nga EQAR

07 mars 09:03

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme ku do të zhvillohet debat parlamentar lidhur me vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Kjo seancë është thirrur me kërkesën e deputetëve Avdullah Hoti dhe Arbërie Nagavci, të mbështetur edhe nga 38 deputetë të tjerë nënshkrues.

Deri tek përjashtimi i Kosovës nga ky institucion arsimor ka ardhur pas vendimit për shkarkimin e anëtarëve të Bordit dhe të menaxhmentit të Agjencisë së Akreditimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi për specializimin e profesorëve juridik të Kosovës dhe Ohios…