Kuvendi sërish në kërkim të konstituimit

26 gusht 2025 | 08:52

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot, duke filluar nga ora 11:00.

Lëvizja Vetëvendosje të dielën i propozoi tre emra në tentimin e tretë për konstituim pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Votat për kryekuvendar nuk i morën as ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, as ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe as deputeti Dimal Basha, raporton Klankosova.tv.

Nga 106 deputetë të pranishëm për Muratin votuan 55 deputetë, kundër 46 dhe 5 deputetë kanë abstenuar. Derisa, me 55 vota për, 47 kundër, 4 abstenime, Nagavci nuk mori votat për t’u zgjedhur kryekuvendare.

Kurse, për Bashën për votuan 57 deputetë , kundër 25, dhe abstenuan 24 deputetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti sot parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas…