Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 15:00

22 nëntor 2018 | 13:11

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:00, ku pas kësaj pauze pritet të vazhdojë debati parlamentar për dështimet e politikës së jashtme të Kosovës.

Në këtë debat parlamentar i cili është thirrur nga LDK-ja është kritikuar puna e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Madje, deputetët e opozitës kanë kërkuar shkarkimin e Pacollit dhe dorëheqjen e Qeverisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja ekonomike po shkon drejt 4.5 për qind dhe këtë…