Kuvendi të enjten mban seancë

23 maj 2022 | 13:21

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e radhës e Kuvendit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në një konferencë për media, ka thënë se në Kryesi kanë diskutuar për një mori pikash.

“Kryesia ka diskutuar që në seancën e radhës në Kuvend të diskutohet për Projektligjin për jurisprudencën dhe Ligjin për Agjencinë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. Po ashtu është diskutuar edhe për reformën zgjedhore. Kryesia ka biseduar që kjo deri në një afat të materializohet”,ka thënë Muja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Karatesë së Kosovës ka njoftuar se ekspedita ka…