Karateistët në Turqi për Kampionatin Evropian

23 maj 2022 | 13:21

Federata e Karatesë së Kosovës ka njoftuar se ekspedita ka marrë rrugën për në Gaziantep të Turqisë. Atje, ekipi i karatesë do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian për senior. Ky kampionat do të zhvillohet nga data 25 maj deri më 29 maj, dhe pritjet për të fituar medalje janë të mëdha.

“Ekipi kombëtar i Kosovës në karate niset për Gaziantep të Turqisë ku do mbahet ‘Kampionati Evropian në karate për senior. Forca kampionë. Krenar me ju. Suksese të gjithëve”, thuhet në njoftimin e FKK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para disa ditësh në lagjen “Adem Voca” në Mitrovicë janë…