Lagjja “Adem Voca” në Mitrovicë bëhet me kontejnerë

23 maj 2022 | 13:18

Para disa ditësh në lagjen “Adem Voca” në Mitrovicë janë vendosur pesë kontejnerë metalik të mbeturinave në mënyrë që të lehtësohet menaxhimi i mbeturinave në këtë lagje.

Këta kontejnerë janë vendosur në kuadër të projektit “Leaving No One Behind”, i cili ka për qëllim përmirësimin dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali, egjiptian në regjionin e Mitrovicës, në veçanti në lagjen “Adem Voca”.

Me rastin e vendosjes së këtyre kontejnerëve ishte i pranishëm edhe drejtori për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku.

Ky projekt është mbështetur nga Misioni i Përkohshëm Administrativ i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe implementohet nga Community Building Mitrovica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Sabrie Hoti, ka realizuar projektin e fundit…