
Kuvendi të hënën mban seancë të rregullt plenare
29 shtator 2021
| 12:01
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur të mërkurën që seanca e rregullt plenare të mbahet të hënën e javës se ardhshme.
Lajmin e ka bërë me dije shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit.
“Diskutuam për seancën e radhës që është vendosur të mbahet ditën e hënë në ora 10:00. Një prej çështjeve qe e kam ngritur është edhe shqetësimi me votimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Është një çështje që duhet të procedohet më tutje, ku edhe kësaj here nuk e kemi pasur konsensusin dhe një çështje e tillë nuk duhet të shtyhet pafundësisht”, ka thënë Tahiri.