Kastrati merr përkrahjen e dy bastioneve të fuqishme në Malishevë

29 shtator 2021 | 11:56

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur takim me banorët e fshatrave Banjë dhe Drenoc, ku edhe ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 17 tetorit.

“Dy bastionet tona të fuqishme, fshatrat Banjë dhe Drenoc, na dhanë përkrahje të jashtëzakonshme për zgjedhjet e 17 tetorit. Pritja madhështore në Drenoc e Banjë dhe mbështetja entuziaste që po na bëhet në çdo fshat, lagje e familje është dëshmi e qartë se Nisma është alternativa më bindëse për të qeverisur mirë e mbarë edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në këto dy aktivitete ishte i pranishëm edhe lideri i Nismës, Fatmir Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes…