Tahiri: Mbështesim aksionin në veri të Kosovës

29 shtator 2021 | 11:55

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit, duke iu referuar situatës në veri, ka thënë se mbështesin çdo vendim për vendosje të ligjshmërisë në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se për këtë çështje duhet te ketë koordinim me partnerët ndërkombëtare, në veçanti me ShBA-në.

“Mbështesim vendosjen e ligjshmërisë në çdo cep të Kosovës. Neve na ka shqetësuar që një proces të tillë ta koordinojmë çdo herë me ShBA-në”.

“Ju e dini se gjendja se në veri në shtatë vitet e fundit ka ndryshuar për të mirë. Nuk duhet të lejohet kurrfarë organizimi paralel karshi institucioneve të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, ai ka shprehur shqetësimin për votimin e anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë kontekst, Tahiri ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ka kërkuar që mos të vazhdojë më tutje mungesa e gjyqtarëve në Kushtetuese.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot…