Fermerët llapjanë do të përfitojnë 45 krerë mëshqerra të racës Hollshtajn

29 shtator 2021 | 11:48

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me drejtoreshën e Organizatës për Zhvillim Rural “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërguri, për mbështetje të fermerëve llapjanë me 45 krerë mëshqerra të racës Hollshtajn.

Vlera totale e projektit është 133.500 euro, ku OZHR “Mëshqerra” do të participojë me 79.500 euro, ndërsa Komuna e Podujevës me 36.000 si dhe fermerët përfitues do të participojnë me 18.000 të vlerës së këtij projekti.

Projekti është trevjeçar, ndërsa donator i projektit do të jetë organizata “Bothar”nga Irlanda.

Fermerët përfitues do të përzgjidhen nga lista e aplikimeve të ftesave të mëhershme.

Kryetari Bulliqi tha se mbështetja e blegtorëve do të jetë fokusi ynë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas përfundimit…