
Kuvendi themelon Komisionin Hetimor për punësimet me MPJD
07 mars 2024
| 14:23
Kuvendi i Kosovës ka votuar në favor të themelimit Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ky komision është propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).