Kuvendi miraton në parim Projektligjin për KPM-në

07 mars 2024 | 14:18

Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Në votim kanë marrë pjesë 62 deputetë, ku prej tyre kanë votuar 61 deputetë për, një kundër dhe asnjë abstenim.

Ky projektligj kishte nxitur reagime të mëdha nga shoqatat e gazetarëve vendore e ndërkombëtar, të cilët e shohin si një tendencë e qeverisë për të kontrolluar mediat.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka thënë se ky projektligj është sulmi i radhës dhe përpjekja e radhës për kontroll ndaj mediave online dhe gazetarëve.

Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se ndryshimet në Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave duhet të bëhen në atë mënyrë që nuk do të kenë “ndikim negativ” në lirinë e mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para…