“Dua të bëhem prokuror”, PSD-ja vendos figurën e Kurtit para Kuvendit të Kosovës

07 mars 2024 | 14:17

Partia Socialdemokrate ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në kundërshtim të ligjit të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Aktivistë të kësaj partie kanë vendosur figurën e kryeministrit Albin Kurti me shkrimin “Dua të bëhem prokuror”.

“Ky është drafti i tretë mbi KPK-në prej se ka filluar mandatin kjo Qeveri. Në draftin e parë i kanë rënë shkurt. Aty në fakt e gjen idealin e tyre për drejtësinë. KPK duhet t’i ketë 7 anëtarë. Prej tyre, 4 zgjidhen me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi, kurse 3 nga radhët e prokurorëve. Për ta konkretizuar, kjo nënkupton që Kryeprokurorin e zgjedh Kryeministri. Pasi është shkokluar deri në asgjësim ky version nga Komisioni i Venecias, ushtarët më shkollë të Albin Kurtit tentuan kapjen në mënyrë pak më perfide. Kësaj here shumicën e përbëjnë prokurorët dhe jo politika. Por, kjo nuk vlen asgjë kur ky trup bëhet jofunksional pa pajtimin e anëtarëve që i dërgon Kuvendi, pra mazhoranca qeverisëse. Praktikisht, draft-ligji për secilin vendim me rëndësi kërkonte pajtimin e detyrueshëm të tyre. Kjo është veto e politikës në drejtësi, prandaj cenim i balancit dhe autonomisë”, është thënë në mesazhin e aktivistëve të PSD-së.

May be an image of 5 people and text

Për të shtuar tutje se këtë version e shkatërroi Gjykata Kushtetuese nga kulmi në themel. “Por, pushteti ‘Krejt dhe Drejt’ e do me çdo kusht prokurorinë, organin e akuzës. Tash vjen përpjekja e radhës. KPK-në e bëjmë më 7 anëtarë, 4 prokurorë (1 nga ta Kryeprokurori sipas detyrës) dhe 3 anëtarë nga Kuvendi. Në shikim të parë duket se u binden, nuk ka as super-anëtarë me veto, as shumicë nga politika. Jo, thjesht e kanë zhvendosur hilen diku tjetër. Te tranzicioni, në fund, gati te fusnota. Deri në vitin 2026 kur i përfundon mandati Këshillit aktual, ky Këshill rritet edhe me 8 anëtarë të rinj, të gjithë të zgjedhur nga Kuvendi me shumicë të thjeshtë, të emëruar nga KM faktikisht. Këta e zgjedhin Kryeprokurorin tash, në mënyrë që kur ligji hyn në fuqi, shumica në KPK është e tyre”, theksohet në mesazhin e PSD-së.

May be an image of 3 people, newsroom and text

Ky subjekt politik ka theksuar se LV-ja: “është çorbë në politika ekonomikë, një politikë këtu, ca para atje; as me sindikata as me biznese; as me investitorë të jashtëm, as me të brendshëm. VV është çorbë sa i përket pikëpamjeve mbi jetën e shoqërinë. Janë edhe me konservatorizmin fetar edhe me të drejtat e grave. VV është shumë konsistente vetëm në konsolidimin e pushtetit autoritar. Ky është drafti i tretë, kanë marrë goditje serioze, por edhe fyese për nga amatorizmi që kanë shpërfaqur. Asgjë, konsistenca ka vazhduar, i kanë ndërruar kleçkat e truqet, por qëllimi është i njëjtë: kapje me çdo kusht. Mësymja vazhdon, turpi nuk është botë e atyre që kënaqen kur pushtojnë. Ata e ndejnë veç rezistencën sepse llogarisin për ruajtjen e pushtetit të tyre. Ligji që po votohet sot, nuk po votohet për t’u mbajtur si dekor, po bëhet për t’u përdorur. Ky ligj mundëson që secili sulm politik që prodhon propaganda për t’u shndërruar në përndjekje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri, Albin Kurti i ka uruar të gjithë mësimdhënësit për…