Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së, Bashkim Hysenin dhe Ivana Milenkoviçin
24 prill 2026
| 16:22
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës në seancën plenare që po vazhdon ende.
Me 95 vota është zgjedhur Bashkim Hyseni, ndërsa Ivana Milenković ka marrë 87 vota. Për anëtarin e tretë do të shpallet sërish konkurs.



