ASHAK-u mban mbledhje komemorative për akademik Rexhep Qosjen, vlerësohet lart figura e tij

24 prill 2026 | 16:22

Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), të premten u mbajt mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së akademikut Rexhep Qosja.

Komemoracionin e hapi kryetarja e ASHAK-ut, akademike Justina Shiroka-Pula, e cila fillimisht i ftoi të gjithë të pranishmit për një minutë heshtje.

Kryetarja Shiroka-Pula, në fjalën hyrëse e vlerësoi lartë figurën e akademik Rexhep Qosjes dhe shprehu ngushëllime për familjen, kolegët dhe mbarë vendin.

Në vazhdim fjalë rasti mbajti kryeministri Albin Kurti, i cili në fjalën e tij, vlerësoi lartë figurën e akademik Qosjes, kontributin e tij në historinë e letërsisë shqipe, si dhe rolin dhe kontributin e tij për vendin në të gjitha kohërat.

Në emër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, fjalë rasti mbajti akademike Anila Hoda, sekretare shkencore e ASHSH-së e cila përcolli ngushëllimet e kryetarit të ASHSH-së, akademik Skender Gjinushit, të Kryesisë dhe të Asamblesë së ASHSH-së.

Për jetën dhe veprën e akademik Rexhep Qosjes, foli edhe akademik Ali Aliu.

Po ashtu, të premten në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për nder të jetës dhe veprës së akademikut të ndjerë, Rexhep Qosja, liderë të institucioneve të vendit, partive politike, akademikë, profesorë dhe shkrimtarë kanë bërë homazhe dhe janë shkruar në librin e zisë.

Justina Shiroka-Pula: Akademik Qosja ishte më shumë se një shkrimtar

Me ndjenë të thellë dhe me përgjegjësi institucionale, qëndrojmë të bashkuar në dhimbje për të nderuar jetën, veprën dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej figurave të rëndësishme të kulturës dhe mendimit shqiptar, akademik Rexhep Qosja. Në këto çaste përkujtimi, në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ju ftoj që me një minutë heshtje të nderojmë jetën, veprën dhe personalitetin e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i akademik Rexhep Qosjes!
Lavdi jetës dhe veprës së tij!
Akademik Qosja ishte më shumë se një shkrimtar. Ai ishte një institucion në vetvete, një zë i fuqishëm i arsyes, kritike dhe një mbrojtës i palëkundur i së vërtetës. Humbja e tij nuk është vetëm humbje e letërsisë dhe kulturës sonë. Ajo përbën një humbje të madhe kombëtare, një zbrazëti që prek ndërgjegjen intelektuale të të gjithë shqiptarëve, ku do të qëndronin. Veprimtaria tij shumë dimensionale si studiues, shkrimtar, kritik, letrar dhe mendimtar publik përfaqëson arritje të rëndësishme të kulturës shqiptare bashkëkohore. Ai ndërtoi një opus të gjerë dhe të qëndrueshëm, i cili jo vetëm pasuroi fondin tonë shkencor e letrarë, por edhe kontribuoi në formësimin e vetëdijes sonë kombëtare në periudha vendimtare historike. Trashëgimia e tij le pas mbetet një udhërrëfyes i çmuar, një pasuri e mendimit, e krijimtarisë dhe integritetit që do të vazhdojë të frymëzojë breza që vijnë. Vepra e tij do të vazhdojë të jetë si një referues i rëndësishëm i dijes dhe si një burim frymëzimi për studiuesit, krijuesit dhe të gjithë ata që besojnë në fuqinë e mendimit të lirë.
Akademik Qosja mishëroi në mënyrë të denjë figurën intelektuale të angazhuar, të përkushtuar ndaj së vërtetës dhe të pa të palëkundur në mbrojtjen e vlerave themelore të shoqërisë. Ai mbeti gjithmonë konsekuent në mendimin e tij, duke dëshmuar integritet të lartë dhe guxim qytetar edhe në rrethanat kur fjala e lirë kërkonte sakrifi – Institucionet krijuese si këto e çmojnë lartë kontributin e tij në zhvillimin e letërsisë dhe të mendimit kritik, si dhe rolin e tij në afirmimin e vlerave kulturore shqiptare në hapësirën kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në këtë çast të rëndë shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta për familjen Qosja, për kolegët dhe për të gjithë komunitetin akademik e kulturor shqiptar. Le të jetë ky përkujtim jo vetëm një akt nderimi, por edhe një ripërtëritje e përkushtimit tonë për vlerat që ai përfaqësoi.
I përjetshëm qoftë krijim-krijimtarja akademik Rexhep Qosjes! Ftoj kryeministrin Kurti për një fjalë. kryeministër, fjala për ju.

Albin Kurti: Qosja nuk i druhej polemikës, ai ishte luftëtar i penës, artikulues i palodhur i ideve dhe këmbëngulës në mendimet e veta

E nderuara znj. Justina Shiroka – Pula, kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
Të nderuar profesorë e akademikë, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Shqipërisë,
Të nderuar ministra, deputetë, përfaqësues të institucioneve vendore,
Të dashur miq, kolegë e bashkëpunëtorë,
Vepra e Rexhep Qosjes është një nga arritjet më të rëndësishme të mendimit kritik dhe kulturës shqiptare në shekullin XX dhe XXI. Ai u dallua si kritik letrar, eseist dhe intelektual publik, duke kontribuar në mënyrë të thellë me analizën e identitetit kombëtar, historisë dhe zhvillimit të letërsisë shqipe.
Ai mbrojti vazhdimisht rëndësinë e kulturës si bazë të vetëdijes kombëtare dhe si instrument për emancipim shoqëror, duke ndikuar në formimin intelektual të brezave të tërë në hapësirën shqiptare.
Rexhep Qosja ishte modeli i intelektualit publik. Puna e tij shkencore ishte e pandarë nga angazhimi për identitetin kombëtar, shtetësinë e Kosovës dhe bashkimin shqiptar.
Studimet e tij për Rilindësit, sidomos vepra “Porosia e Madhe”, kushtuar poetit tonë kombëtar, Naim Frashërit, apo studimet për Asdrenin e të tjera, ndihmuan jashtëzakonisht shumë në formimin kombëtar të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi.
Studimet e Rexhep Qosjes dhe të kolegëve të tij për gjuhën, letërsinë, historinë, folklorin shqiptar, përgatiten dy breza të shqiptarëve për përballjen politike dhe shoqërore që do të vinte në dekadat 1980 e më pas 1990, për mbrojtjen e të drejtave dhe të dinjitetit kombëtar.
Kur nisi shpërbërja e Jugosllavisë dhe u shtua shtypja mbi shqiptarët, Rexhep Qosja u bë zëri më i spikatur akademik e intelektual shqiptar. Ai denoncoi në shtypin jugosllav dhe ndërkombëtar gënjeshtrat dhe propagandën e atyre intelektualëve serbë, që do të shkruanin e përkrahnin memorandumin famëkeq të akademisë serbe nga viti 1986 dhe që përgatitën terrenin për gjenocidet, që Serbia do t’i ndërmerrte në vitet e ’90-ta. Ai u bë zëdhënësi i “Popullit të ndaluar”, siç titullohej një prej veprave të tij të shumta dhe kjo ishte një përmbledhje e polemikave të tij me intelektualët jugosllavë të kohës.
Profesor Rexhep Qosja frymëzoi breza studentësh, i dha guxim e zë drejtësisë së protestave studentore të vitit 1981, që u bënë edhe demonstrata gjithëpopullore, e madje posaçërisht kur vala e tyre dukej se kishte rënë.
Në vitin 1985 ai rikonfirmoi brenda vetë atij sistemi, pra në Kongresin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë në Novi Sad, në prill të vitit 1985, shtypjen që ushtrohej nga regjimi serbo-jugosllav ndaj shqiptarëve. Aty, ai u foli pjesëmarrësve në gjuhën e tyre, siç tha, “jo nga frika se mos e quanin autoqefal, por që ta kuptonin të gjithë”, sepse në gjuhën e tyre ai do të shpaloste megjithatë qenien shqiptare dhe gjendjen e trupit e të shpirtit të saj. Aty, ai demaskoi procesin e diferencimit të ushtruar nga Lidhja e Komunistëve me ndihmën e shërbimeve sekrete e të aparatit të dhunës.
Mes 14 pikave se çka domethënë me qenë intelektual shqiptar në Kosovë, ai thekson se, “kjo do të thotë, me iu frikësu fjalës diferencim, po aq sa intelektualët e mesjetës i frikësoheshin fjalës inkuizicion”.
Qosja nuk i druhej polemikës, ai ishte luftëtar i penës, artikulues i palodhur i ideve dhe këmbëngulës në mendimet e veta. Ai shkruante dhe fliste për zhvillimet politike në trojet shqiptare si për qëndresën paqësore në Kosovë, si për zhvillimet demokratike në Shqipëri e në Maqedoni të Veriut. Ai argumentonte se rilindja demokratike e shqiptarëve pas rënies së regjimeve komuniste dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, kishte plot pikëtakime me Rilindjen tonë Kombëtare dhe se tani, si atëherë, duheshin synuar si zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare, po ashtu edhe orientimi ynë për nga qytetërimi perëndimor. Në këtë kuptim, shkrimet e Qosjes hedhin bazat për një rilindje të tretë demokratike shqiptare në shekullin tonë, sepse, siç shkruante ai në vitin 1991: “çështja shqiptare, është çështje proces, e cila kushtëzohet prej rrethanash politike, ideologjike dhe ekonomike, të cilat janë ballkanike, por edhe evropiane”.
Mendoj se majat e publicistikës së tij, Rexhep Qosja i kapi gjatë viteve 1990-2000, që ishin të mbushura me ngjarje domethënëse për shqiptarët. Ai ishte protagonist në disa prej këtyre ngjarjeve dhe dha ndihmesën e tij për dendësimin e historisë sonë dhe siç ka shkruar, po citoj: “ne jemi të detyruar ta dendësojmë historinë, sepse sadopak shkurtohet rruga jonë drejt lirisë”.
Me porosi të mëdha si kjo, Rexhep Qosja do të jetë figurë orientuese për shqiptarët, duke frymëzuar reflektime dhe angazhime në raport me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e kombit.
Ngushëllime të gjithëve, e u prehtë në paqe akademik, profesor Rexhep Qosja!
Ju faleminderit!

Anila Hoda, akademike nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë: Qosja ishte një erudit i rrallë, një personalitet i jashtëzakonshëm i kulturës mbarëshqiptare

E nderuar kryetare Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka-Pula,
I nderuar kryeministër i Republikë së Kosovës, zoti Albin Kurti,
Të nderuar akademikë dhe akademikë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,
Të nderuar familjarë, miq, koleg, pjesëmarrës.
Në emër të Kryesisë akademisë së shkencave, të Asamblesë të saj dhe tërë komunitetit shkencor në Shqipëri, kam nderin dhe njëkohësisht me dhimbje të thellë t’ju përcjell ngushëllime tona për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, një prej figurave më të shquara të mendimit shkencor, letrar dhe kombëtar shqiptar.
Akademik Rexhep Qosja ishte një erudit i rrallë, një personalitet i jashtëzakonshëm i kulturës mbarëshqiptare, si përkushtuar dhe shkrimtar i mirënjohur. Jeta dhe vepra e ti janë të lidhura pazgjidhshmërisht me historinë e mendimit shkencor, letrar dhe politik të botës shqiptare. Për më shumë se gjysmë shekulli, ai ishte një zë i fuqishëm në jetën intelektuale dhe publike dhe u shndërruar në një nga figurat më përfaqësuese të vetëdijes sonë kombëtare. Ai njihet gjerësisht si një nga zërat më të fort në debatet publike shqiptare, duke trajtuar me guxim dhe përgjegjësi çështje themelore të identitetit kombëtar, historisë, kulturës dhe zhvillimeve politike në Kosovë e Shqipëri. Angazhimi i tij qytetar dhe atdhetar për demokracinë, shtetin ligjor dhe marrëdhëniet ndërshqiptare u shpreh përmes një veprimtarie të gjerë shkencore e publicistike. Si drejtues i Institutit Albanologjik të Prishtinës, profesor Rexhep Qosja kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e albanologjisë dhe në artikulimin e ideve për zhvillimin e kapaciteteve dhe identitetit kulturor të shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri. Si profesor në Universitetin e Prishtinës, ai dha një kontribut të shquar në zhvillimin e shkencës moderne, duke dhënë një kontribut të vyer në jetën akademike dhe në zhvillimin e kërkimit shkencor.
Po aq e rëndësishme është edhe krijimtaria e tij letrare, e cila dëshmon për lidhjet e thellë, për artistike dhe vizion modern, ku trajtohen në mënyrë shumë dimensionale temat kombëtare dhe ato shoqërore. Angazhimi i tij në çështjen kombëtare dhe he në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës është i pashembullt. Pjesëmarrja në Konferencën e Rambujesë si anëtar i delegacionit shqiptar, si dhe roli i tij në argumentimin dhe përfaqësimin e qëndrimeve shqiptare në një moment vendimtar historik dëshmojnë për kontributin e tij të drejtë për drejtë në procese që përcaktuan zhvillimet e mëtejshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në vlerësim të këtij kontributi kolosal, Akademia e Shkencave Shqiptarisë ka patur nderin të zgjedhë anëtarë të jashtëm të sajë. Si shenjë mirënjohje për rolin, ndikimin e tij të shquar në zhvillimin e shkencës, dijes e të kulturës në Shqipëri. Ndaj në këto momente dhimbje e humbje të pazëvendësueshme, ne ndajmë dhimbjen me familjen e tij, me kolegët dhe gjithë komunitetin akademik e kulturor në Kosovë e më gjerë. Kujtimi, vepra dhe kontributi i akademik Rexhep Qosjes do të mbeten të përhershme në fondin e kulturës dhe të shkencës shqiptare dhe në ndërgjegjen kolektive të kombit tonë.
Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta të kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Skënder Gjinushi, të Kryesisë së saj dhe të Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Të paharruara qofshin veprat dhe kujtimi i akademik Rexhep Qosjes. Faleminderit.

Akademik Ali Aliu: Trashëgimia intelektuale dhe krijimtaria e Qosjes padyshim do të jetë objekt studimi në të ardhmen

Të nderuar pranishëm;
Jemi mbledhur sot për të nderuar jetën dhe veprën e akademik Rexhep Qosjes, i cili duke vijuar vizionin e rilindësve kombëtarë, i krijoi dhe i rikrijoi idetë moderne të integralistit nacional, të përfaqësuar në veprën e tij madhore studimore, shoqërore dhe politike. Akademik Rexhep Qosja, pa dyshim, me jetën e tij, zë vend të veçantë në historinë kombëtare, si njëra nga figurat qendrore e mendimit dhe veprimtarisë politike dhe kulturore dhe politike. Akademik Rexhep Qosja u përfshi edhe në çështjet nacionale, unifikimin e kombit duke nisur nga zhvillimi emancipuese gjuhësor, shpirtëror, letrar e politik. Akademik Rexhep Qosja lindi në 1938 në Vuthaj të Malit të Zi, 4 klasat fillore i kreu në vendlindje, ndërsa maturën në Guci. Në vitin 1959 kreu shkollën normale në Prishtinë, ndërsa në vitin 1968 nisi studimet në Degën e Gjuhëve Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, të cilat i kreu në vitin 1964. Në vitin 1967 u pranua asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ndërsa gjatë viteve 1967-1968 ndoqi studimet specializuara teknike, teori-letrare në Universitetin e Beogradit. Duke vijuar punën kërkimore shkencore në Institutin Albanologjik në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës për jetën dhe krijimtarinë e Arzenit. Pas doktorimit Qosja në vitin 1972 u zgjodh bashkëpunëtor i lartë e pastaj këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, njëkohësisht profesor indorinar dhe ordinar në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri në vitin 1981 si dhe shef i Degës së Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik. Në vitin 1976 u bë anëtar i Akademisë Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Akademik Rexhep Qosja që në vitet e të dhjetë shekullit njëzet tashmë autor me autoritet i formuar intelektual, kur po niste vala e nacionalizmit hegjemonist serb, u shtua zëri tij i artikuluar dhe kundërshtues ndaj ksenofobisë serbomadhe dhe u vu në mbrojtje të drejtave dhe të aspiratave shqiptare për liri. Veprimtaria në letrare dhe mendimi në tij autentik për zhvillimet e hovshme dhe të ndërlikuara në botën politike shqiptare nuk i pushoi asnjëherë, duke qenë herë prirës e herë alternativ i koncepteve ideologjike shqiptare me synimin final për çlirimin, progresin dhe integrimin shqiptar. Rexhep Qosja, mbi gjitha kombit shqiptar i la trashëgimi të përhershme veprën letrare e cila qëndron e botuar në më shumë se 30 libra studimorë, teorik letrarë, të kritikës letrare, proza artistike në format e romanit, tregimit dhe të dramës, si dhe një numër të madh të shkrimeve publicistike, polemike e po ashtu të kujtesës individuale në formën e ditarëve e cila shndërrohet në kujtesë të historisë kulturore. Një politikë zhvillimit modern të botës shqiptare. Rexhep Qosja, duke qenë një nga prijësit e mendimit të konsoliduar për fenomenet kulturore, identitare letrare shqiptare, studimore albanologjike, në veçanti studimet letrare i ngriti në nivele reagimesh elementare për t’i dhënë peshë leximit, botimit dhe studimit sistematik në korpusin e ti letrar për të arritur deri te veprat kanonizueset të historisë letërsisë shqipe. Në këtë rast, i veçojmë veprat studimore letrare, dialogje me shkrimtarët, panteoni i radhuar, prej tipologjisë, deri te periodizimi, të cilat përfaqësojnë konceptin teorik dhe botëkuptimor të Rexhep Qosjes për letërsinë, i cili në thelb e ruan vlerësimin e gjykimin letrar në format qenësore nga interpretimi i veprave të veçanta e mbarimi në tipologji, zhanre historike e letrare. Kapërcimi nga bota e studimit të letërsisë shqipe në shkrimin krijues, në formën e prozës, Rexhep Qosja e bën me tregime romanin “Vdekja me vjen prej syve të tillë” në të cilin refuzohet kontrolli, diktati, survejimi në formë implicite kërkohet liria krijuese, si rrjedhojë normale njerëzore. Ndërsa në dramatik të veprave të tij, “Mite të zhveshura”, Rexhep Qosja shkruan dramën e ideve për format e tragjikes etnike dhe të alegorisë moderne politike. Rexhep Qosja, kapërcimin e madh studimor e bën me korpusin e “Historia e Letërsisë Shqipe” 1, 2 dhe 3 vëllime nga viti 34-39, vepër që sublimon punën e tij shumëvjeçare në studimin historik të letërsisë shqipe mbi parimin e historisë së letërsisë, duhet të përmbaj shkrimtarë e vepra që kanë vlerë historike për kohën e shfaqjes, ndikimin kulturor dhe estetik të saj. Amza e stilit krimor në prozën letrare do të mbetet “Vepra e vdekja me vjen të tilla”, pra, sinkronizimi i formave shkrimore me mbizotërimin e ironisë, por tashmë me dallueshmëri tematike në varësi të perceptimeve të kontekstit të ri sociologjik, i cili e predisponon tekstin letrar. Shembull të ironisë postmoderne e cila në ambientin kulturor të Kosovës u shfaqën në fillim të shekullit 21-të janë romanet multiformale, multiideore, “Bijtë e Askujt”, “Të fshehta të treguara”, etj., në të cilat dominon tematika e funksionalizimit të koncepteve ideologjike të lidhura me situata e akte politike. Përmendëm vetëm disa nga veprat studimore letrare të akademik Rexhep Qosjes. Trashëgimia e tij intelektuale, krijimtaria pa dyshim do të jetë objekt studimi në të ardhmen. Duke besuar se Rexhep Qosja, pra vepra jetësore, intelektual, krijimtare dhe nacionale e tij do të qëndroj në panteonin e kombit, theksojmë: qoftë i paharruar emri i tij. Ju faleminderit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një postim në rrjetet sociale nga Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e…