Prokurori Naim Abazi: Ky aktgjykim i jep mesazh gjithë atyre që tentojnë të kryejnë vepra të tilla se do të marrin dënim të merituar

24 prill 2026 | 16:15

Prokurori i rastit Banjska, Naim Abazi ka deklaruar se aktgjykimi i sotëm jep sinjal të qartë se të gjithë personat e përfshirë në këtë sulm do të marrin dënimin e merituar.

Sipas Abazit, institucionet e drejtësisë nuk do të ndalen vetëm me këtë vendim, por përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe Interpolit do të kërkohet arrestimi edhe i pjesëtarëve të tjerë që ndodhen në arrati.

“Përmes ndihmës ndërkombëtare dhe Interpolit do të kërkojmë arrestimin edhe të pjesëtarëve të tjerë. Të gjithë ata që kanë urdhëruar, financuar dhe koordinuar sulmin do të përgjigjen para organeve të drejtësisë”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Mursel Sh. Murseli Jeta shpesh na vendos përpara rrugëve…