Kuzmanoviç, lojtarëve serbë: Hakmerruni ndaj Xhakës e Shaqirit

30 nëntor 2022 | 11:34

Zdravko Kuzmanoviç ka shtetësi të dyfishtë zvicerane-serbe, por që kishte veshur fanellën e Serbisë.

Ish-futbollisti i Interit, Fiorentinës, Shtutgartit, Baselit, Udineses e Malagas duket se nuk e ka harruar ende shqiponjën e Xhakës e Shaqirit dhe ka porositur lojtarët serbë që të hakmerren ndaj dy shqiptarëve në fushë.

Ai ka thënë se po të ishte në fushë në ndeshjen e të premtes, do t’i trondiste që të dy.

“Ngjarjet në ‘Rusi 2018’ nuk mund të harrohen. Nëse jeni provokues, duhet të jeni të përgatitur që gjërat të tronditin në fushë. Një thënie e bukur thotë se gjithmonë takohesh dy herë në jetë. Nëse do të isha ende lojtar, do t’i tronditja në fushë Xhakën e Shaqirin. Nuk mendoj se djemtë që ishin atje në 2018-ën ndaj Zvicrës në fushë, do ta harrojnë lehtë shqiponjën e tyre. Shqiponja e bërë nga ta ishte një turp. Duhet të ndash sportin nga politika, djemtë nuk e bënë këtë”, ka thënë Kuzmanoviç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka theksuar se Prokuroria…