KV Drita kualifikohet në finale

29 prill 2021 | 12:31

Federata e Volejbollit të Kosovës ka bërë të ditur se KV Drita ka arritur që ta fitojë ndeshjen përcaktuese gjysmëfinale të play-off, për ta siguruar finalen duke synuar titullin e Kosovës.

Gjilanasit në qytetin e tyre u treguan më të mirë sesa ferizajasit, në gjysmëfinalen e tretë, të cilën e fituan 3:2. Në finale, Drita do të ballafaqohet me ekipin më të mirë të sezonit të rregullt, Pejën.

Peja më herët në dy ndeshje e kishte siguruar finalen, pasi i fitoi të dyja ballafaqimet me Golden Eagle Therandën. Kampion shpallet skuadra që arrin tri fitore në serinë e finaleve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka…