KV Drita përforcohet me Loresa Avdylin

02 qershor 2021 | 17:50

Kampionia e Kosovës në volejboll, KV Drita, ka filluar përforcimet për edicionin e ri 2021/22.

Anëtarja e Përfaqësueses së Kosovës, Loresa Avdyli, është përforcimi i parë i skuadrës nga Gjilani.  Loresa ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Dritën.

“Ekipit tonë i bashkëngjitet anëtarja e Përfaqësueses së Kosovës, Loresa Avdyli, e cila nënshkroi kontratë njëvjeçare. Loresa vjen te Drita me të vetmin qëllim që ta mbrojë titullin e kampionit dhe të fitojë çdo trofe. Loresa luan në pozitën e korrektores dhe është një nga talentet më të mëdha që ka Kosova”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Dritës.

Ndërsa trajneri Lorik Ilazi e ka lavdëruar Loresën, duke thënë se shumë shpejt do të bëhet ndër lojtarët më të mira në Kosovë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga dita e sotme, 2 qershor në Maqedoninë e Veriut…