Lejohen dasmat në Maqedoni, jo edhe puthjet dhe përqafimet

02 qershor 2021 | 17:48

Nga dita e sotme, 2 qershor në Maqedoninë e Veriut janë lejuar dasmat, por të ftuar do ët jenë vetëm personat me temperaturë më të ulët se 37.5 gradë, ndërsa të tjerët do të kthehen në shtëpi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar protokollin për organizimin e dasmave, sipas të cilit, organizatori i dasmave do të duhet të kontrollojë të gjithë mysafirët nëse do të përqafohen dhe nëse e bëjnë një gjë të tillë, duhet t’i paralajmërojë se është e ndaluar.

Sipas protokollit,  dasmat do të mund të organizohen vetëm në ambiente të hapura.

Nëse dikush dëshiron të vallëzojnë, do të mundet ta bëjë në një largësi prej 2 metrave dhe jo me persona të tjerë. Pra vallëzimi së bashku nuk do të lejohet.

“Numri i mysafirëve nuk duhet të jetë më shumë se 50% e kapacitetit të ambientit, por jo më shumë se 100 mysafirë. Objekti në të cilin organizohet dasma do të duhet të regjistrojë dhe paraqesë ahengun në Odën Hotelerike, e cila mban regjistër të dasmave dhe festave të ngjashme. Organizatori është i obliguar të bëjë listë të mysafirëve dhe renditje të tavolinave për uljen e mysafirëve”, thuhet në protokollin për organizimin e dasmave.

Muzikantë mund të ketë, por duhet të qëndrojnë pesë metra larg tavolinës më të afërt. Ata nuk do të lejohet që të lëvizin afër mysafirëve, as të këndojnë afër tyre.

Sipas protokollit, në dasmë mund të këndojnë vetëm artistë të estradës që janë të licencuar.

Pas përfundimit të dasmës, e detyrueshme është të bëhet pastrim mekanik dhe dezinfektim i objektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me…