Ky është aderimi i radhës në AAK

23 gusht 2019 | 12:20

Pranvera Ejupi-Hajzeraj sot është bërë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj ka bërë me dije se Ejupi-Hajzeraj është përfaqësuese e Kosovës në Komitetin Zhvillimor të Federatës Evropiane të Atletikës me seli në Llozanë të Zvicrës, me përvojë mbi 9-vjeçare si koordinatore në GIZ në mbështetje të institucioneve vendore në reformën juridike dhe të administratës publike.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është hapësirë ideale ku vijnë në shprehje të gjithë ata që kanë ide të reja, energji dhe vlera. Kënaqësi ta mirëpres në familjen e madhe të AAK-së, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, përfaqësuese e Kosovës në Komitetin Zhvillimor të Federatës Evropiane të Atletikës me seli në Llozanë të Zvicrës, me përvojë mbi 9 vjeçare si koordinatore në GIZ në mbështetje të institucioneve vendore në reformën juridike dhe të administratës publike. Përvoja e Pranverës, e cila ka karrierë sportive shumëvjeçare dhe kualifikim të lartë arsimor në Gjermani e Kosovë, do të jetë vlerë e shtuar në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Ramush Haradinaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diona Fona nuk e ka përmbyllur ende sezonin veror. Këngëtarja…