Ky djalosh ngriti Kinën në këmbë

10 janar 2018 | 13:04

Mjaft i zoti në matematikë, sfidon dhe temperaturat disa gradë nën zero duke ecur një orë për në shkollë, për të dhënë provimin.

Vogëlushi, i cili ka thënë se është në klasën e tretë ka mbërritur në shkollë me flokët dhe qerpikët e bardhë, të ngrirë nga bora, teksa termometri shënonte -9 gradë celsius dhe në shkollë nuk kishte ngrohje.

Ai ka një histori mjaft prekëse, në një zonë rurale të Kinës, e cila pasi ishte bërë publike nga “People’s Daily Online”, mjaft njerëz janë ofruar ta ndihmonin.

Babai i tij punonte emigrant në një qytet tjetër, ndërsa nëna e kishte braktisur. Ai jeton me të motrën dhe gjyshen.

Mësuesit rrëfejnë se është një fëmijë mjaft i mbarë dhe absolut në matematikë, ku në provim kishte marrë notë maksimale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari Ismail Kadare ka marrë një tjetër çmim, kësaj radhe…