Ky është anëtari më i ri i Vetëvendosjes

19 shtator 2019 | 17:06

Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar të enjten Besim Ymeri.

Lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti, ka bërë me dije se Ymeri është nga Ferizaj dhe ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin “Hasan Prishtina” dhe ato master në Universitetin e Wollongong në Dubai për Administrim Biznes.

“Në Dubai Besimi ka punuar edhe si mbikëqyrës teknik për disa vite në kompaninë e njohur BMW. Këtë vit Besimi është kthyer me familjen e tij për të jetuar në Kosovë dhe tashmë ka vendosur të na bashkohet”.

“Kthimi do t’i lehtësohet Besimit me angazhimin në Lëvizje dhe me ndryshimet e mëdha që do t’i mundësojmë së bashku në shtetin tonë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir…