Ky është bonusi për lojtarët e Maqedonisë së Veriut nëse kualifikohen në Kupën e Botës

28 mars 2022 | 16:45

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, ka udhëtuar së bashku me ekipin e futbollit drejt Portugalisë, ku përfaqësuesja e vendit të tij do të luajë ndeshjen e jetës. Ai ka premtuar një shpërblim prej 500 mijë eurosh  nëse ata sigurojnë kualifikimin për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Ju jeni kampionë për ne, fituesit dhe krenaria e të gjithëve. Ne besojmë në ju dhe për këtë dua t’ju uroj suksese në ndeshjen me Portugalinë. Më e pakta që mund të bëjmë si qeveri është një çmim. 500 000 euro nëse kualifikoheni në Kupën e Botës”, ka thënë kryeministri Kovacevski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar 147…