Ky është dekreti i presidentit Thaçi më të cilin u falën vëllezërit Ramadani dhe Arben Kiqina

29 dhjetor 19:41

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që me dekret t’u falë dënimin vëllezërve Arsim dhe Burim Ramadani, si dhe Arben Kiqinës.

Po ashtu personi i katërt i falur me dekret është Marko Shabiq, i cili vuante dënimin në burgun e Mitrovicës.

Referuar dekretit, falja bëhet sot, ngase vendimi hyn në fuqi datën e nënshkrimit.

Rasti “Kiqina” njihet si një ndër lëndët gjyqësore penale më të gjata në Kosovë – me 107 shqyrtime gjyqësore vetëm sa gjykohej në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.

Rasti ka kaluar nëpër të gjitha shkallët e të gjitha gjykatave të vendit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.

Burim e Arsim Ramadani dhe Arben, Blerim e Jeton Kiqina ishin shpallur fajtorë nga Gjykata e Qarkut dhe ajo Supreme për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001.

Më 20 gusht 2001, Hamëz Hajra, bashkëshortja e tij Miradija, i biri Xhevdeti dhe vajzat Mimoza dhe Adelina kishin mbetur të vrarë në një rrugë në mes të fshatit Baicë dhe Tërstenik në Komunën e Drenasit, gjersa po ktheheshin nga një dasmë në shtëpinë e tyre në Gllogovc (Drenas), thuhej në aktgjykim. /Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetuesit në Nju Jork besojnë se zjarri në një ndërtesë…