Ky është gazetari i ‘New York Times’ që u vra nga rusët në Ukrainë
13 mars 2022
| 15:13
Një gazetar amerikan është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga forcat ruse në Irpin në periferi të Kievit, raporton “Reuters”, duke cituar informacione nga autoriteti policor në kryeqytet.
Sipas informacioneve fillestare, gazetari i vrarë punonte për “New York Times”. Megjithatë, gazeta ka shkruar në “Twitter” se gazetari ka punuar më parë për “New York Times”, por nuk e ka bërë këtë që nga viti 2015.
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar kur kemi dëgjuar për vdekjen e Brent Renaud”, ka shkruar “New York Times” në faqen zyrtare në “Twitter”.
Sipas policisë lokale, forcat ruse hapën zjarr ndaj makinës në të cilën po udhëtonin gazetarët.
(Sh. Rexhaj)



