Ky është gjakovari që e hapi shkollën e parë shqipe në Vushtrri

10 mars 2023 | 19:14

Abdullah Hadri lindi në vitin 1887 në Gjakovë. Është djali i Selim Hadrit, i cili është djali i Adurrahman Hadrit, një tregtar nga Gjakova, por që ia kishte dëgjuar zërin e gjithë Kosova.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, (1915-1918), kur Austria e përzuri Serbinë nga trojet shqiptare, me kërkesën e Hasan Prishtinës e Bajram Currit, Abdullah Hadri kthehet në Kosovë dhe hap shkollën e parë shqipe në Vushtrri, në të cilën punoi deri në vitin 1918, kur Serbia e ripushtojë Kosovën.

Ndryshe, Abdullah Selim Hadri ndërroi jetë në vitin 1951 në Gjakovë, në moshën 74 vjeçare, që ende përmendet si një hoxhë i shquar, si një arsimtar i dalluar, si një veprimtar atdhetar në të mirë të kombit shqiptar.

Por, për habinë më të madhe asnjë shkollë në Komunën e Vushtrrisë nuk e mbanë emrin e Abdullah Hadrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 25-të e Superligës në futboll zhvillohet këtë fundjavë.…