Ky është i arrestuari në Gjakovë për trafikimin e 22-vjeçares, e keqtrajtoi dhe e detyroi të punojë

01 shkurt 2024 | 18:37

Hetimi i Njësisë së Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore në Gjakovë që ka nisur që një kohë për një rast të “Trafikimit me njerëz” ka rezultuar me identifikimin edhe të një personi të dyshuar dhe viktimës që dyshohet se u shfrytëzua. I dyshuari ka përfunduar në prangat e Policisë gjatë ditës së djeshme, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar lidhur me këtë rast është Arlind Pepaj, 44-vjçar, ndaj të cilit tashmë është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Të njëjtat burime thonë se Pepaj po dyshohet se është i përfshirë në trafikimin e një vajze të moshës 22-vjeçare.

Sipas informacioneve të para, Pepaj dyshohet për trafikimin e viktimës me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretim fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi.

Pas lokalizimit të vendndodhjes së tij dhe arrestimit, Policia ka sekuestruar nga i dyshuari disa telefona dhe një pajisje tjetër për regjistrimin e videove, si dëshmi për përfshirjen e tij në këtë rast.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tij është ushtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar një person të dyshuar…