Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trumpit

26 prill 2026 | 07:21

Po dalin disa detaje rreth të dyshuarit të armatosur, i cili u pa duke vrapuar drejt sallës së vallëzimit në Washington Hilton përpara se oficerët ta ndalonin.

Partneri amerikan i BBC-së, CBS News, raporton se i dyshuari besohet të jetë një burrë 31-vjeçar nga Torrence, me bazë në periferitë jugperëndimore të Los Angeles në Kaliforni.

Kryebashkiaku i Uashington DC tha se i dyshuari po merrte trajtim në një spital aty pranë dhe mbetet në paraburgim policor.

Todd Blanche, Prokurori i Përgjithshëm i Trump, tha se ndaj tij do të ngrihen akuza “shumë shpejt”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak më parë disa të shtëna janë dëgjuar në darkën…