Ky është i dyshuari Shkelzen Ahmeti, për plagosjen e tre personave te lokali “Republika” në Gjakovë

10 mars 2024 | 10:47

Tre persona janë plagosur në orët e para të mëngjesit të së dielës si pasojë e shkrepjes së armës së zjarrit në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë.

Siç bëhet e ditur, rasti dyshohet se ka ndodhur në lokalin “Republika” në Gjakovë, ku për motive akoma të panjohura, një përson ka plagosur pronarët e lokalit me mbiemrin Stublla, dy vëllezërit Driton dhe Jon Stublla, si dhe një kamarier.

Në bazë të informacioneve që dihen deri më tani, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se në rast është i përfshirë Shkelzen Ahmeti

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, teksa ka thënë se tre të dyshaurit gjenden jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës  00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë, ku për pasojë tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë marrë plagë, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, ka deklaruar ai.

Sipas Elezajt, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, shton tutje ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 300 raste të reja me kancer janë shënuar gjatë…