Ky është i riu që vdiq në Skenderaj

30 prill 2023 | 23:39

Sot është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Skenderaj, ku një 28-vjecar u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës.

lg.php.gifBëhet me dije se viktima është Azem Shaqiri, anëtari i tifogrupit të Drenicës ‘Shqiponjat e Zeza’.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar rastin, raporton Indeksonline.

“Sot rreth 14:30 Policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është sjellë pa shenja jete një 28-vjeçar nga Skenderaj.

lg.php.gifHetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”.

Zahiti po ashtu njoftoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Sigal Prishtina ka bërë reagimin e parë pas eliminimit…