Ky është ish-pjesëtari i UÇK-së që u arrestua në Serbi

25 nëntor 2025 | 16:13

Avni Qenaj është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili është arrestuar të martën në Serbi. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla.

52-vjeçari ishte pjesëtar i brigadës “138 Agim Ramadani”. Sipas mediave serbe, ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Klankosova.tv ka dërguar pyetje në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nico Paz mund të kthehet te skuadra e Real Madridit…