Ky është mesazhi i ambasadorit amerikan pasi Kurti mori detyrën e kryeministrit

23 mars 2021 | 10:32

Urime për marrjen e detyrës si kryeministër, Albin Kurtit të VV-së i kanë ardhur edhe nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Kosnett me anë të një postimi në “Twitter”, ka thënë se shpreson në një bashkëpunim të thellë me qeverinë e re në të mirë të ndërtimit të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e vendit.

Kosnett po ashtu ka thënë se duhet edhe shumë punë për t’u përballur me pandeminë e Covid-19.

Postimi i plotë:

Urime kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverinë e Re. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës – dhe, më urgjentisht, për të mposhtur COVID-19. Mbani maskën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
23.03.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…