Ky është moti për këtë vikend

02 mars 2019 | 09:27

Në Kosovë moti për këtë fundjavë do të jetë me vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës së shtune pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

“Edhe në fushat termike do të kemi ndryshim por minimalet priten të mbesin në vlerat pozitive”.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s”, bëhet me dije në njoftimin e IHMK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar Piramidat e Gizës.…