Ky është moti për sot

22 shkurt 2019 | 08:45

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturave të larta që mbizotëruan mbi vendin tonë këtyre ditëve, po iu vije fundi.

Sipas IHMK-së, rrezet e diellit të cilat do të shfaqen në orët e hershme, gjatë ditës do të mbulohen nga vranësirat e dendura të cilat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu, e me rënien e temperaturave, reshjet e shiut në shumë territore do të transferohen në formë dëbore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius. Shtypja ajrore edhe pse do të ketë rënie, sërish mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, mesatare deri e fortë, ku në disa vende në Dukagjin mund të arrijë deri në 15m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, kjo shpejtësi parashihet të arrijë deri 12m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Emergjente në QKUK për 24 orë ka pasur…