Ky është numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër Covidit në Kosovë

29 korrik 2021 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër Covidit mbi 12 mijë qytetarë.

Sipas kësaj ministrie deri më tani në Kosovë janë dhënë mbi 400 mijë doza të vaksinës kundër Covidit.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 123 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400 217 doza të vaksinës. Deri më sot 130 511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja..

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manuela Deliaj nuk ia del të kualifikohet as në finalen…