
Ky është numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në Kosovë
23 korrik 2021
| 15:04
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër Covidit mbi 19 mijë qytetarë.
Sipas MSh-së, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në Kosovë ka shkuar në mbi 343 mijë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.609 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës. Deri më sot 102210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.