Mbahet takimi për procesin e përgatitjes së programit për reforma ekonomike 2022-2024

23 korrik 2021 | 15:02

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati, në cilësinë e Koordinatorit Nacional, ka hapur takimin për lansimin e procesit të përgatitjes së Programit për Reforma Ekonomike 2022-2024.

Gjatë takimit, Ministrit Murati, ka thwnw se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të ndjekë agjendën e integrimit evropian, me theks të veçantë zbatimin e prioriteteve të reformave strukturore. Ai poashtu, u bëri thirrje ministrave përgjegjës ta vendosin këtë proces në prioritetet e tyre kryesore. “Programi për Reforma në Ekonomi është dokument që dorëzohet tek Komisioni Evropian me 31 janar të çdo viti dhe përfaqëson nivelin më të lartë të angazhimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në çështjet socio-ekonomike. Në këtë kontekst, zbatimi i reformave të identifikuara në Programin për Reforma Ekonomike dhe i udhëzimeve të politikave të miratuara bashkërisht me shtetet anëtare të BE-së është thelbësor jo vetëm për të përmirësuar konkurrencën, por edhe për të nxitur krijimin e vendeve të punës, për të lehtësuar përfshirjen sociale, si dhe për të përmbushur kriteret ekonomike në procesin e anëtarësimit”, wshtw thwnw nw njoftimin e kësaj ministrie.

Ky program është gjithashtu një nga mekanizmat e Komisionit Evropian për monitorimin e performancës së Republikës së Kosovës, si kandidat potencial në proces të para-anëtarësimit,  të transformimit të ekonomisë dhe arritjes së standardeve të tregut Evropian, i cili njëherësh është edhe udhëzues i mirë për ndërlidhjen e politikave me buxhetin e vendit në aspektin e planifikimit strategjik shumëvjeçar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…