Ky është numri i të shëruarve nga Covid-19 në Prishtinë

23 qershor 2020 | 00:08

18 raste të reja janë paraqitur në Komunën e Prishtinës. Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin ka thënë se në këtë komunë është duke u zvogëluar numri i të infektuarve ku rrjedhimisht edhe raste të kontaktit do të ketë më pak.

Gashi thotë se gjatë ditës së djeshme në Komunën e  Prishtinës janë shëruar edhe 12 pacientë të tjerë ku numri total i të shëruarve ka shkuar në 86.

Numri i rasteve të përgjithshme me koronavirus në Prishtinë ka shkuar në 410.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka lënë menjëherë pas krahëve dështimin në Kupën e…